• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në takimin Begaj - Kurti temë kryesore negociatat mes Kosovës dhe Serbisë

Në takimin Begaj - Kurti temë kryesore negociatat mes Kosovës dhe Serbisë

Tiranë, 26 mars 2023 (MIA) - Ngjarjet e fundit në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë ishin tema kryesore e bisedimeve në takimin e sotëm të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, publikoi Begaj në Fejsbuk.

Siç qëndron në publikimin, ai lartë e ka vlerësuar maturinë dhe kurajon e treguar nga kryeministri Kurti dhe ekipi negociator i Republikës së Kosovës, për ta pranuar planin evropian, si dhe për ta nënshkruar e zbatuar atë.

"Theksova se dakordësimi publik dhe angazhimi i palëve për të zbatuar planin evropian të normalizimit të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin përkatës, si një pjesë integrale të tij është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian", ka shkruar Begaj.

Gjithashtu, thotë ai, ka shprehur besimin se zotimi i marrë nga palët në Ohër do të respektohet plotësisht, ndërkohë do të gjenden mekanizmat e duhur për ta kthyer këtë dakordësim publik në një marrëveshje të detyrueshme e të zbatueshme për palët ndërkombëtarisht.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Kurti do të takohet edhe me kryetaren e Parlamentit Lindita Nikolla dhe me kryeministrin Edi Rama, me të cilin u planifikua edhe drekë pune. bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR