Në "Tabanoc" dhe "Bogorodicë" pritet gjysmë ore
- Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve në vendkalimet kufitare "Tabanoc" dhe "Bogorodicë" për dalje nga vendi, pritja është rreth 30 minuta.

Shkup, 24 korrik 2023 (MIA) - Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve në vendkalimet kufitare "Tabanoc" dhe "Bogorodicë" për dalje nga vendi, pritja është rreth 30 minuta.
LAMM informon se në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s