• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Tabanoc sot në mëngjes pritet rreth 20 minuta

Në Tabanoc sot në mëngjes pritet rreth 20 minuta

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vend sot  në mëngjes ka frekuentim të rritur të automjeteve dhe koha e pritjes është rreth 20 minuta, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga e hëna e deri më 31 gusht në rrugët e vendit është vendosur regjim i përkohshëm veror i komunikacionit me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda ngarkuese me masë të prëgjithshme mbi 15 tonë, gjatë ditëve të fundjavës dhe gjatë ditëve me temperaturaq ekstreme të larta dhe atë të premten prej orës 17 deri në orën 22, të shtunën prej orës 09 deri në orën 18 dhe të dielën prej orës 09 deri në orën 22.

Në rrugën magjistrale Shkup - Ohër - Shkup ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda ngarkuese, pesha e të cilëve tejkalon 7,5 tonë gjatë fundjavës, në intervalet e ardhshme - të premten prej orës 15 deri në orën 22, të shtunën prej 07 deri 12 dhe 18 deri 24 dhe të dielën prej 07 deri në orën 22. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR