• e enjte, 17 korrik 2025

Në Tabanoc pritet 40 minuta për hyrje, ndërsa në Bogorodicë 30 minuta për dalje nga vendi

Në Tabanoc pritet 40 minuta për hyrje, ndërsa në Bogorodicë 30 minuta për dalje nga vendi

Shkup, 19 qershor 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër disa vende në rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. 

Në vendkalimin kufitar Tabanoc koha e pritjes për hyrje në shtet është rreth 40 minuta, përderisa në vendkalimin kufitar Bogorodicë në anën e Maqedonisë së Veriut pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/

Foto: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR