• e premte, 05 dhjetor 2025

Në Tabanoc pritet 40 minuta, ndërsa në Bogorodicë 30 minuta

Në Tabanoc pritet 40 minuta, ndërsa në Bogorodicë 30 minuta

Shkup, 19 qershor 2025 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 40 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë vonesa nga ana e Maqedonisë është rreth 30 minuta, informon në mëngjes Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata.

Në aksin rrugor P1202 Ura e Boshkut - Dibër për shkak të një aksidenti komunikacioni është në ndërprerje. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR