• e premte, 05 dhjetor 2025

Në "Tabanoc" për dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta, ndërsa në "Bogorodicë" 40 minuta

Në

Shkup, 16 gusht 2025 (MIA) - Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve në pikat kufitare. Në pikën kufitare "Tabanoc" këtë mëngjes, koha e pritjes për të dalë nga vendi është rreth 30 minuta, ndërsa në pikën kufitare "Bogorodicë" koha e pritjes është rreth 40 minuta, njoftoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje ose dalje nga vendi.

Nga LAMM informojnë se për shkak të një zjarri në Parkun Nacional Jasen, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod - Shkup është e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR