• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Tabanoc në funksion të gjitha korsitë e komunikacionit, policia po merr masa që koha e kalimit të ulet në minimum

Në Tabanoc në funksion të gjitha korsitë e komunikacionit, policia po merr masa që koha e kalimit të ulet në minimum

 Kumanovë, 11 korrik 2024 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Tabanoc në periudhën nga 10/11 korrik të këtij viti nga mesnata deri në 08:30 të mëngjesit, dalje kanë realizuar 1.353 udhëtarë, ndërsa  hyrje 3.536, njoftoi sot MPB-ja. Është rritur numri i udhëtarëve dhe automjeteve gjatë kësaj periudhe për shkak të pushimeve vjetore. Policia, thonë nga MPB-ja ka ndërmarrë masa dhe aktivitete, me qëllim që që t'u dal në ndihmë të gjithë udhëtarëve dhe automjeteve të cilët e shfrytëzojnë këtë vendkalim kufitar dhe të angazhohen forca shtesë, dhe të vihen në funksion të gjitha korsitë e disponueshme të qarkullimit.

 

"Duke marrë parasysh pushimet vjetore dhe periudhën e verës, është normale dhe pritet të kemi një numër të shtuar të udhëtarëve dhe automjeteve, duke pasur parasysh se Republika e Maqedonisë së Veriut përdoret si vend transit për turistët destinacioni përfundimtar i të cilëve është Greqia, ndërsa gjatë kësaj periudhe kemi edhe një rritje nga diaspora që vjen në vend. Sipas angazhimeve, gjegjësisht angazhimin e një numri më të madh të punonjësve të policisë për kontrollin e pasaportave, ne po mundohemi që kohën e kontrollit të pasaportës ta reduktojmë në një kohë minimale për pritje", thonë nga MPB-ja. 

 Turistët që kaluan kufirin mëngjesin e sotëm thanë se presin nga 15 deri në 20 minuta, që për ta është befasisht e shpejtë dhe efikase, pasi thonë se janë të vetëdijshëm se është kulmi i sezonit turistik dhe vetë presin turmë në vendkalimet kufitare, pikat pagesore. qa/

Foto: MIA

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR