• e premte, 05 dhjetor 2025

Në "Tabanoc" dhe "Bogorodicë" pritet një orë për hyrje në shtet

Në

Shkup, 22 prill 2025 (MIA) - Në vendkalimet kufitare "Tabanoc" dhe "Bogorodicë" koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje mëtë gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informon LAMM.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut jashtë mjediseve urbane është i matur.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR