• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në "Tabanoc" dhe "Bogorodicë" për dalje nga shteti pritet 40 minuta

Në

Shkup, 22 korrik 2023 (MIA) - Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimet kufitare "Tabanoc" dhe "Bogorodicë" për dalje nga shteti, vërehet frekuentim i rritur i automjeteve, ndërsa koha e pritjes është rreth 40 minuta", informon LAMM në raportin e mëngjesit për gjendjen në rrugë. 

Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritj të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.  

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR