Në Tabanocë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta
- Në vendkalimin kufitar Tabanocë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta, kumtoi pasdite Lidhja Automote e Maqedonisë.
Shkup, 12 gusht 2025 (MIA) – Në vendkalimin kufitar Tabanocë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta, kumtoi pasdite Lidhja Automote e Maqedonisë.
Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga LAMM informojnë se për shkak të zjarrit në Parkun kombëzar "Jasen", rruga rajonale P1106 Makedonsi Brod-Shkup është mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s