• e martë, 19 nëntor 2024

Në sulmin izraelit në Libanin jugor humbi jetën një kameraman, disa gazetarë janë plagosur

Në sulmin izraelit në Libanin jugor humbi jetën një kameraman, disa gazetarë janë plagosur

 Bejrut, 13 tetor 2023 (MIA) - Një sulm izraelit me artileri  në Libanin jugor ka goditur një grup gazetarësh nga disa media që ishin shënuar qartë si shtyp, me ç'rast humbi jetën një kameraman i  Rojtersit, ndërsa gjashtë gazetarë  janë plagosur, raportojnë mediat amerikane.

Disa prej tyre u transportuan urgjentisht  në spitale me autoambulancë.
 
Granatimi ndodhi gjatë një shkëmbimi zjarri përgjatë kufirit midis Libanit dhe Izraelit midis trupave izraelite dhe anëtarëve të grupit militant libanez Hezbollah.

Gazetarë nga e gjithë bota vijnë në Liban për shkak të shëqetësimit se mund të shpërthejë lufta mes Hezbullahut dhe Izraelit. si/ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s




QËNDRONI TË LIDHUR