• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në sulmin e kolonëve izraelitë në Bregun e pushtuar Perëndimor janë djegur 20 automjete

Në sulmin e kolonëve izraelitë në Bregun e pushtuar Perëndimor janë djegur 20 automjete

Ramallah, 4 nëntor 2024 (MIA) - Kolonët izraelitë në Bregun e pushtuar Perëndimor kanë djegur 20 automjete në një sulm ndaj pronave palestineze në periferi të Ramallahut.

Dhjetra sulmues të maskuar hodhën bomba djegëse ndaj automjeteve në zonën Al Bire në periferinë Ramallah gjatë natës dhe vazhduan ta bëjnë këtë edhe krahas thirrjeve nga banorët lokalë për t'u ndalur.

"Kur zbritëm për t'u ballafaquar me shuarjen e zjarrit, ata filluan të gjuajnë drejt nesh", deklaroi Ihab Al Zaben, banor i zonës.

Administrata palestineze me seli në Ramallah dënoi sulmin brutal nga kolonët militantë, ndërsa përfaqsuesi i Hamasit, Abdul Rahman Shadid tha se sulmi ishte eskalim i kolonëve dhe kërkoi zgjidhje për këto krime.

Policia izraelite dhe agjencia e sigurisë Shin Bet kumtuan se kanë filluar hetim për këtë sulm.

Dhuna nga ana e kolonëve hebrenjë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor ka hasur në dënim ndërkombëtar dhe ka bërë që disa vende të vendosin sanksione ndaj një numri të madh të kolonëve. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR