• e shtunë, 19 korrik 2025

Në sulmet izraelite ndaj Iranit janë vrarë të paktën 224 persona

Në sulmet izraelite ndaj Iranit janë vrarë të paktën 224 persona

Teheran, 16 qershor 2025 (MIA) - Sulmet izraelite ndaj Iranit vranë të paktën 224 persona, ndërsa lënduan mbi 1.000 nga e premtja , kumtoi Ministria iraniane e Shëndetësisë.

"Pas 65 orëve agresion nga ana e regjimit zionist, 224 grqa, burra dhe fëmijë e humbën jetën si martirë", shkroi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Hosein Kermanpur.

Mbi 90 për qind e viktimave ishin civilë, shtoi ai.

Izraeli filloi sulm të paparë ndaj objekteve ushtarake dhe bërthamore iraniane të premten në mëngjes, duke thënë se qëllimi i tij është ta parandalojë Republikën islamiste të zhvillojë armë bërthamore. Irani u kundërpërgjigj me sulm ndaj Izraelit me qindra raketa dhe dronë. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR