Në sulmet izraelite mbi Liban viteve të fundit kanë humbur jetën 1.974 persona
- Në sulmet izraelite në Liban që filluan më 8 tetor të vitit të kaluar, kanë humbur jetën 1.974 persona, ndër të cilët 127 fëmijë, bëri të ditur sot ministri libanez i Shëndetësisë, Firas Abaid.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:04, 3 tetor, 2024

Bejrut, 3 tetor 2024 (MIA) - Në sulmet izraelite në Liban që filluan më 8 tetor të vitit të kaluar, kanë humbur jetën 1.974 persona, ndër të cilët 127 fëmijë, bëri të ditur sot ministri libanez i Shëndetësisë, Firas Abaid.
Abiad njoftoi se viteve të fundit janë plagosur 9.384 persona, raporton Bi-Bi-Si.
Paraprakisht, të martën, autoritetet libaneze njoftuan se 1.873 persona kanë humbur jet[n në Liban që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hezbollahut.
Foto: Arkivi i MIA-s