• e premte, 05 dhjetor 2025

Në Strugë në rrethin e dytë shkojnë kandidati i pavarur Qyra dhe kandidati i AKI-së Dalipi, në Vevçan fitoi Spase Koçovski nga VMRO-DPMNE

Në Strugë në rrethin e dytë shkojnë kandidati i pavarur Qyra dhe kandidati i AKI-së Dalipi, në Vevçan fitoi Spase Koçovski nga VMRO-DPMNE

Strugë, 19 tetor 2025 (MIA) – Kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra dhe kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) Arsim Dalipi, sipas informacioneve të para të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të garojnë për funksionin e kryetarit të komunës në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. 

Qyra në konferencë për media sonte falënderoi të gjithë qytetarët që votuan, siç tha, me përgjegjësi dhe nuk iu nënshtruan provokimeve, kërcënimeve dhe manipulimeve. 

“Sot është dita kur qytetarët e Strugës, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare apo politike, treguan pjekuri, dinjitet dhe dashuri të vërtetë për vendin ku jetojnë. Kjo është Struga që duam. Ky proces ka treguar se pushteti është në duart e popullit, në duart e secilit prej nesh që beson se meriton më shumë. Sot fituan qytetarët e lirë, fitoi Struga që punon dhe nuk ka frikë”, tha Qyra.

Sipas KSHZ-së, nga votat e numëruara në 83, nga 101 vendvotime Qyra ka fituar 7.999, ndërsa Dalipi 7.315 vota. 

Në Listën e vetme zgjedhore në komunën e Strugës janë regjistruar gjithsej 62.711 votues. 

Spase Koçovski nga VMRO-DPMNE në katër vitet e ardhshme do të udhëheqë me Komunën e Vevçanit. Ai në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale ka fituar 57,22 për qind, gjegjësisht 440 vota. fc/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR