• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në spitalin klinik të Tetovës në vendin e objektit të djegur modular do të ketë parking, në porcedurë furnizimi i shtatë ashensorëve të rinj

Në spitalin klinik të Tetovës në vendin e objektit të djegur modular do të ketë parking, në porcedurë furnizimi i shtatë ashensorëve të rinj

Tetovë, 6 qershor 2023 (MIA) - Në spitalin klinik Tetovë pas lëshimit në përdorim të Qendrës klinike, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe drejtori Pëllumb Vela paralajmëruan se në kohë të shpejtë do të përfundojnë disa projekte për punë më të mirë dhe shërbime më cilësore të qytetarëve. Sipas ministrit Mexhiti, po bëhet tentim për tejkalimin e problemit disavjeçar dhe ndërrim të ashensorëve të prishur.

"Në këtë institucion po zgjidhim problem shumëvjeçar, siç është ai me ashensorët. Për këtë qëllim, në vijim është furnizimi i pesë ashensorëve të rinj nga Ministria, ndërsa në vijim është edhe procedura për dy ashensorë përmes Spitalit klinik Tetovë", deklaroi Mexhiti.

Në pyetje të gazetarëve se si do të tejkalohet mungesa e vendeve për pakring, ministri tha se kjo do të jetë zgjidhja e njëjtë, siç është në Shkup.

"E kemi zgjidhjen e njëjtë si nga Qendra klinike, këtu do të jetë ku ishte spitali modular, reparti infektiv, të shohim se si mundemi ta zhvendosim aty, pasi kushtet janë shumë të këqija", porositi Mexhiti.

Ai u përgjigj edhe se për mungesën e personelit mjekësor, në Qeveri ka kërkuar seancë tematike.

"Nëse tani i japim ndonjë punëtori në shëndetësi kontratë gjashtëmujore në vepër, ai me automatizëm pas gjashtë muajve do të ketë vendim të përhershëm, që nënkupton për gjashë muaj, kolegët e mi saktë do të dinë nëse ai mund ta punojë atë punë, nëse ka aftësi për atë punë. Nëse nuk ka, do të largohet të kërkojë zgjidhje tjetër, nëse ka aftësi të tilla, do të marrë vendim të përhershëm", tha Mexhiti.

Ministri tha se do të kërkojë menaxhim më të mirë nga drejtorët e spitaleve, që të mos përsëritet situata që buxheti vjetor të mos shfrytëzohet, e në fund të viti FSSH t'i tërheq ato para. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR