• e martë, 24 dhjetor 2024

Në SPB Tetovë këtë vit 40 persona kanë raportuar për sulme nga qentë endacak

Në SPB Tetovë këtë  vit 40 persona kanë raportuar për sulme nga qentë endacak

Tetovë, 20 mars 2023 (MIA) - Nga 1 janari deri më sot në SPB Tetovë kanë arritur 40 raportime të qytetarëve të cilët kanë kërkuar të evidentohet se ishin lënduar për shkak të sulmeve nga qentë endacak.

Pasi Komuna e Tetovës formoi një rregullore për të shlyer dëmet  me qytetarët nëse lëndohen nga kafshimi i qenve endacak, gjithnjë e më shumë arrijnë kërkesa për dëmshpërblim.

"Deri tani janë dorëzuar 32 kërkesa për dëmshpërblim të dëmit të shkaktuar nga kafshimi i qenve endacak. Kompletisht janë shqyrtuar gjashtë kërkesa, nga të cilat tre  janë formuar  përkatësisht të njejtat janë miratuar. Për tre të tjerat, Komisioni kërkon të plotësohen  për rishqyrtim", informonte Milena Vuçevska, zëdhënëse e Komunës, duke shtuar se pikët dhe vlera e dëmit janë informata interne.

 Nga ana tjetër, në ndërkohë këtë rregullore para Gjykatës Kushtetuese e kontestoi një avokat i Tetovës. Ai kontestoi se ka kritere të pabarabarta për konfirmim të vlerës së dëmshpërblimit  në dëm të shkaktuar nga qentë endacak. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR