• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Spanjë një nxënës i sulmoi me thikë dy moshatarë dhe dy profesorë

Në Spanjë një nxënës i sulmoi me thikë dy moshatarë dhe dy profesorë

Madrid, 28 shtator 2023 (MIA) - Një shkollë në Spanjën jugore është evakuuar pasi që një nxënës ka sulmuar me thikë dy moshatarë dhe dy profesorë.

Sulmi ndodhi herët në mëngjes në Institutin Elena Garsia Armada në Herez de la Frontera, ndërkaq dyshohet se ka akoma studentë të lënduar. Njëri prej nxënësve herët në mëngjes sulmoi me thikë disa profesorë dhe nxënës, ndërkaq më vonë u arrestua. Sipas burimeve të policisë, sulmuesi ka përdorur thikë.

Enrike Galego, gazetar nël TV Herez, deklaroi se burimet e shkollës besojnë se nxënësi ka ardhë në orë herët në mëngjes dhe ka nxjerrë një thikë të madhe nga çanta. Më pas ka vazhduar t'i "therë të gjithë që kanë kaluar". Shkolla për momentin është në bllokadë dhe disa auto-ambulanca janë të pranishme derisa të lënduarve u është opfruar ndihma. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR