Në Sofje promovim i librave "Emigranti i Carigradit" dhe "Kufiri" nga Luan Starova
- Në Qendrën kulturore-informative në Sofje, sot, në prag të Ditës së pavarësisë - 8 Shtatori do të mbahet promovimi i librave "Emigranti i Carigradit" dhe "Kufiri" nga Luan Starova.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:08, 7 shtator, 2023

Shkup, 7 shtator 2023 (MIA) - Në Qendrën kulturore-informative në Sofje, sot, në prag të Ditës së pavarësisë - 8 Shtatori do të mbahet promovimi i librave "Emigranti i Carigradit" dhe "Kufiri" nga Luan Starova.
Për promovimin e librave të shkrimtarit të madh shqiptar do të marrin pjesë: botuesi Plamen Totev, përkthyesi Marijan Petrov, si dhe familja e shkrimtarit. Të dy librat, në përkthim në gjihën bullgare, dolën nga shtypi këtë vit si edicione të shtëpive botuese "Persej" dhe "Izida", kumtuan nga QKI në Sofje. ab/