Në Siri në luftimet nga 27 nëntori, jetën e kanë humbur 514 persona
- Numri i të vrarëve në luftimet në Sirinë veriore, ku koalicioni i grupeve kryengritëse filluan ofensivë të madhe, është rritur në 514, mes të cilëve edhe 92 civilë, kumtoi sot Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Britaninë e Madhe.
- Post By Besnik Shuki
- 19:01, 2 dhjetor, 2024

Londër, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Numri i të vrarëve në luftimet në Sirinë veriore, ku koalicioni i grupeve kryengritëse filluan ofensivë të madhe, është rritur në 514, mes të cilëve edhe 92 civilë, kumtoi sot Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Britaninë e Madhe.
Mes të vrarëve janë 268 luftëtarë të grupit islamik Hajat Tahrir al Sham dhe fraksioneve kryengritëse aleate, 154 ushtarë dhe luftëtarë proqeveritarë, si dhe 92 civilë, kumtoi organizata joqeveritare. bsh/
Foto: MIA arkiv