• e premte, 05 korrik 2024

Në shuarjen e zjarrit në Sveti Nikollë janë aktivizuar dy helikopterë të MPB-së

Në shuarjen e zjarrit në Sveti Nikollë janë aktivizuar dy helikopterë të MPB-së

Sveti Nikollë, 5 gusht 2023 (MIA) - Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në mesditë afër Sveti Nikollës tek Krivçeva Reka, informojnë nga QMK-ja.

Për shkak të rrezikut që zjarri të përfshijë stallat dhe vikend shtëpizat pranë, në shuarjen janë aktivizuar edhe dy helikopterë të MPB-së, ndërsa në terren ndodhen edhe pjesëtarë të zjarrfikësve nga Sveti Nikolla dhe shoqëria vullnetare kundër zjarreve. Për momentin digjet bar i thatë dhe bimësi e vogël.

"Ka edhe erë dhe ka mundësi që ajo të përhapet në anën e kundërt, por tani për tani është nën kontroll. Për momentin presim një automjet me pesë zjarrfikës nga Shtipi të cilët duhet të arrijnë në çdo moment dhe dy automjete në terren nga Velesi. Shpresojmë se zjarri nuk do të përhapet", deklaroi për MIA-n, kryetari i komunës së Sveti Nikollës, Dejan Vlladev.

Kryebashkiaku dyshon se shkak i zjarrit është faktori njeri, pra djegia e kashtës.

Foto: MIA/QMK

QËNDRONI TË LIDHUR