Në shtator u prodhuan 391.740, ndërsa u shpenzuan 373.518 megavat orë energji elektrike
- Në shtator të këtij viti në vend gjithsej janë shpenzuar 373.518 megavat orë energji elektrike, 19.406 milionë normal metër kub gaz natyror, 368.114 ton qymyr dhe 95.577 ton prdukte të naftës.
- Post By Ramize Qamili
- 13:04, 25 nëntor, 2025
Shkup, 25 nëntor 2025 (MIA) - Në shtator të këtij viti në vend gjithsej janë shpenzuar 373.518 megavat orë energji elektrike, 19.406 milionë normal metër kub gaz natyror, 368.114 ton qymyr dhe 95.577 ton prdukte të naftës.
Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikës, 100 për qind nga energjia elektrike e shpenzuar është i prodhimit vendor, ndërsa 99,9 për qind e qymyrit të shpenzuar përdoret për prodhimn e energjisë elektrike.
"Në shtator të vitit 2025, është prodhuar më shumë energji elektrike sesa është shpenzuar, gjegjësisht, totali i energjisë elektrike bruto të prodhuar është 391 740 megavat orë, që prezanton 4,9 për qind më shumë se konsumi i brendshëm bruto i energjisë elektrike. Në shtator të vitit 2025 krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, konsumi i gazit natyror është zvogëluar për 15,5 për qind si rezultat i rënies së aktivitetit të termocentraleve kogjenerative konsumi i produkteve të naftës është zvogëluar për 13,2 për qind, tregojnë të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikës. rq/
Foto: arkivi i MIA-s