Në shtëpinë e Bore Videskit, njërit prej të akuzuarve për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, janë gjetur një pushkë gjuetie dhe fishekë për pistoletë, por jo edhe pistoleta
- Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot me marrjen në pyetje të dëshmitarit Stojan Kujunxhievski me propozim të të akuzuarit Lupço Palevski, vazhdoi gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Kujunxhievski tha se gjatë kontrollit tek bashkëshortja e Bore Videskit është gjetur një pushkë gjuetie dhe plumba për pistoletë, por jo edhe pistoleta.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:06, 5 mars, 2025

Shkup, 5 mars 2025 (MIA) - Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot me marrjen në pyetje të dëshmitarit Stojan Kujunxhievski me propozim të të akuzuarit Lupço Palevski, vazhdoi gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Kujunxhievski tha se gjatë kontrollit tek bashkëshortja e Bore Videskit është gjetur një pushkë gjuetie dhe plumba për pistoletë, por jo edhe pistoleta.
Dëshmitari dëshmoi se së bashku me kolegët e SPB Veles ishin në kërkim të të zhdukurit Zhezhovski dhe se pas marrjes së informacioneve fillestare është bërë bastisje në terren në Veles për lokalizimin e personit. Janë shqyrtuar video incizimet e hyrjeve dhe daljeve në Veles.
Ai theksoi se ka vëzhguar dy persona në një "reno kangu" dhe një person në një "Citroen", por nuk ka dhënë përgjigje në pyetjen se si ishin të veshur, pasi, siç tha ai, "kamerat i kishte parë kohë më parë".
I pyetur për sendet e konfiskuara nga bastisja tek Jasminka Videvska, bashkëshortes së Videvskit, ai konfirmoi se janë gjetur një pushkë gjuetie, gëzhoja dhe fishekë nëntë milimetrash për një pistoletë.
"Sendet i nënshtrohen procedurës administrative për konfiskimin e armëve dhe janë dorëzuar në një depo në SPB Veles, tha ai, duke shtuar se dokumentet për sendet e konfiskuara janë vënë në dispozicion të SPB Shkup.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e Videvskit, siç tha ai, nuk ishte personalisht i pranishëm dhe nuk mund të thotë se çfarë ndodhi atje. "Veç kësaj, unë nuk kam pasur asnjë kontakt me Bore Videvskin për ta pyetur se ku është arma", tha ai.
I pyetur se pse nuk e ka njoftuar prokuroren Sllavica Temellkovski për armën e munguar, Kujunxhievski tha se prokurorja është informuar gojarisht se arma mungonte.
Gjykimi vazhdoi me leximin e provave materiale nga mbrojtja e Palevskit.
Sipas aktakuzës, Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski akuzohen se kanë planifikuar bashkërisht rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj të ngushtë të sigurojë para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezhovski në Veles, sipas aktakuzës, ka qenë me qëllim që ta detyrojë t'ua japë automjetin e tij “Citroen” në mënyrë që ta përdorin për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.
Vanja e mitur dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin denoncuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor të vitit 2023. qa/
Foto: arkivi i MIA-s