Në Shqipëri janë vërshyer rreth mijëra shtëpi dhe 1.500 hektarë tokë bujqësore, janë evakuuar qindra familje
- Pas të reshurave të mëdha që e goditën tërë territorin e Shqipërisë, janë vërshuar rreth një mijë shtëpi dhe mbi 1.500 hektarë tokë bujqësore, janë evakuuar qindra familje, janë dëmtuar ura, ndërsa u regjistrua edhe një viktimë.
- Post By Besnik Shuki
- 13:41, 23 nëntor, 2025
Tiranë, 23 nëntor 2025 (MIA) - Pas të reshurave të mëdha që e goditën tërë territorin e Shqipërisë, janë vërshuar rreth një mijë shtëpi dhe mbi 1.500 hektarë tokë bujqësore, janë evakuuar qindra familje, janë dëmtuar ura, ndërsa u regjistrua edhe një viktimë.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, nga Qendra mobile për gjendje të jashtëzakonshme civile pranë Agjencisë kombëtare për gjendje të jashtëzakonshme civile, e publikoi pasqyrën preliminare të situatës.
"Deri tani më të goditura janë rajonet e Lezhës, Peshkopesë, Fierit, Beratit, Korçës, Gjirokastros dhe Vlorës, ku rrjedhat e larta të lumenjve dhe reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vështirësi të shumta në terren. Nuk kemi evakuime masive, por vetëm të përkohshme në disa bashki, përkatësisht 52 familje të evakuuara në Vlorë, 18 familje në rajonin e Korçës dhe disa familje në pjesë të tjera të vendit", tha Vengu.
Ai shtoi se në Lezhë janë evidentuar 600 shtëpi të përmbytura, 300 në Korçë, 52 në Vlorë dhe 25 shtëpi në Fier. Një viktimë nga përmbytjet u regjistrua në një fshat pranë Devollit. Përveç kësaj, rreth 20 ura u dëmtuan, disa prej të cilave do të duhet të rindërtohen plotësisht.
"Strategjia e institucioneve të emergjencës është e përqendruar në paralajmërimin, parandalimin dhe mbështetjen për banorët, duke parandaluar përkeqësimin e situatës në zonat më të rrezikuara. Menaxhimi i kaskadës së Drinit, ku ndodhen tre hidrocentralet më të rëndësishme, është çelësi për të shmangur një situatë potencialisht katastrofike në Shkodër, pavarësisht rrjedhave të mëdha anësore", theksoi Vengu.
Në operacionet për shpëtim dhe evakuim, shpërndarje të ushqimit dhge përforcimin e digave aktivisht është përfshirë edhe armata shqiptare. bsh/