• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Shqipëri inflacioni në shkurt 2,6 për qind që është niveli më i ulët prej vitit 2021

Në Shqipëri inflacioni në shkurt 2,6 për qind që është niveli më i ulët prej vitit 2021

Tiranë, 10 mars 2024 (MIA) - Inflacioni në Shqipëri në shkurt ishte 2,6 për qind, që është niveli më i ulët gjatë tre viteve të kaluara dhe nën nivelin e projektuar të Bankës Qendrore të Shqipërisë, e cila kishte për qëllim ta ruajë në tre për qind. 

"Rritja e çmimeve u ngadalësua në shkurt pasi inflacioni arriti në 2,6 për qind, më i ulëti që nga tetori 2021, përpara se të fillonte vala e rritjeve të çmimeve, fillimisht si rezultat i problemeve të furnizimit të krijuara nga pandemia dhe më pas ndryshimeve të tregut, si rezultat i sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës", njoftoi Instituti i Statistikave INSTAT.

Sipas burimit të njëjtë, në shkurt, vitin e kaluar inflacioni ka qenë 7,1 për qind, ndërsa sot i "arriti nivelet drejt të cilave synon Banka Qendrore e Shqipërisë, për ekonomi të shëndoshë". 

Në krahasim me muajin janar, çmimet e produkteve për konsum të gjerë u rritën në mesatare për 0,3 për qind. 

Duke i shikuar në grupe, zbavitja, mobiliet dhe pijet alkoolike kanë shkallë të inflacionit prej 3,7 deri 4,9 për qind, përderisa ushqimi është ulur në 2,7 për qind.

Në buxhetin e familjeve shqiptare ushqimi e përbën grupin e mallrave ku shpenzohet pjesa më e madhe e të ardhurave edhe atë deri në nivelin prej 40 për qind. 

Inflacioni nën nivelin tre për qind e bën të panevojshëm shtrëngimin e mëtejshëm të politikës monetare nga Banka Qendrore e Shqipërisë, gjë që gradualisht mund të çojë në ulje të normave të interesit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR