• e enjte, 04 dhjetor 2025

Në Shqipëri arrestohen tre persona për zjarrvënie të qëllimshme, situata me zjarret është përmirësuar

Në Shqipëri arrestohen tre persona për zjarrvënie të qëllimshme, situata me zjarret është përmirësuar

Tiranë, 15 gusht 2025 (MIA) - Autoritetet shqiptare kanë arrestuar tre persona të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në qytetet e Fierit, në pjesën jugperëndimore të vendit dhe Lushnjës, Shqipërisë qëndrore.

Shtetasit shqiptarë të arrestuar janë burra të moshës 68, 61 dhe 62 vjeç, me çka numri i personave të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme e kalon numrin mbi 140 persona.

Sipas informacioneve nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, situata me zjarret në pyje në vend është përmirësuar ndjeshëm. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 28 zjarre, prej të cilave vetëm tre janë aktive, ndërsa gjashtë mbeten nën mbikëqyrje.

Momentalisht zjarret janë aktive në Tërnovë, komuna e Bulqizës, në verilindje të Shqipërisë, në afërsi të kufirit Shqipëri-Maqedoni në Dibër, në Xhet, komuna e Fush Arezit, në veri të Shqipërisë dhe në Velj, komuna e Mirditës, në veriperëndim të Shqipërisë. rq/

Foto: MM

QËNDRONI TË LIDHUR