Në SHNP Idrizovë do të inaugurohet "krahu i pestë" i rinovuar
- Në rrethin e Institucionit ndëshkues përmirësues Idrizovë sot solemnisht do të inaugurohet pjesa e rinovuar e burgut, i ashtuquajturi "krahu i pestë", kumtoi Drejtoria për ekzekutim të sanksioneve.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:39, 15 gusht, 2024

Shkup, 15 gusht 2024 (MIA) - Në rrethin e Institucionit ndëshkues përmirësues Idrizovë sot solemnisht do të inaugurohet pjesa e rinovuar e burgut, i ashtuquajturi "krahu i pestë", kumtoi Drejtoria për ekzekutim të sanksioneve.
Në ngjarje do të marrin pjesë drejtori i Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve, Aleksandar Pandov dhe drejtori i SHNP Idrizovë, Zoran Jovanovski. ab/
Foto: МIА arkivi