• e diel, 22 dhjetor 2024

Në shkurt 12 556 punëtorë nuk kanë marrë pagë, ndërsa në mars afër 32 000

Në shkurt 12 556 punëtorë nuk kanë marrë pagë, ndërsa në mars afër 32 000

Shkup, 28 prill 2023 (MIA) - Pagë për shkurt në vend nuk kanë marrë 12.556 punëtorë, ndërsa 31.975 punëtorë për muajin mars, informoi në takimin e sotëm me gazetarë drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike, Sanja Lukarevska.

"Për muajin shkurt 2023 kanë pasur detyrim 69.059 punëdhënës, për 554.237 persona të punësuar. Prej tyre, 61.520 e kanë paguar përllogaritjen, ndërsa 2.403 nuk e kanë paguar për 4.991 të punësuar dhe 5.136 punëdhënës për 7.565 të punësuar nuk kanë dorëzuar fare përllogaritje pagash për muajin shkurt. Për muajin mars, 69,156 punëdhënës kanë pasur detyrim të dorëzojnë llogaritjet e pagave për 555,161 punonjës. Nga këta, llogaritja është paguar nga 56.073 punëdhënës për 523.186 punonjës. Përllogaritje kanë dorëzuar 7.367 punëdhënës, por nuk e kanë paguar për 20.363 punëtorë, ndërsa 5.716 punëdhënës për 11.612 të punësuar ende nuk kanë dorëzuar kalkulim për muajin e kaluar", tha Lukarevska.

Sipas të dhënave të DAP-it, përqindja e pagave të paguara nga kompanitë që kanë dorëzuar përllogaritjen e pagave në shkurt të këtij viti (67 për qind) është pothuajse e njëjtë me atë të shkurtit të vitit të kaluar (66 për qind). Në mars, kjo përqindje është pak më e lartë (71 përqind) krahasuar me marsin e vitit të kaluar (68 përqind).

Që nga fillimi i vitit, deri më 25 prill, DAP ka kryer 1522 kontrolle në përputhje me Ligjin për kontrollin e pagesave me para në dorë, ku 702 subjekte janë konstatuar me parregullsi. Më së shumti bëhet fjalë për moslëshim të faturave fiskale.

Inspektorët e DAP-it kanë kryer kontrolle edhe në rrugën e Plastikave, gjatë të cilave në aksionin e parë janë përfshirë 30 subjekte dhe në 28 prej tyre janë konstatuar parregullsi, kryesisht me moslëshim të faturave fiskale. Në muajin mars, nga 37 objekte të kontrolluara, në 25 janë konstatuar parregullsi.

Kontrolle në bazë të llogarive fiskale janë bërë edhe në institucionet publike shëndetësore, ndërsa janë mbuluar të gjitha poliklinikat në Shkup dhe në katër prej tyre janë konstatuar parregullsi me moslëshimin e llogarive fiskale. Në kuadër të Qendrës Klinike “Nënë Tereza” janë kryer kontrolle në 19 klinika, nga të cilat në katër janë zbuluar parregullsi, kryesisht për shkak të moslëshimit të llogarive fiskale dhe një për mosmbajtje të evidencës. Kontrolle janë bërë edhe në institucionet publike shëndetësore në Kërçovë dhe Tetovë, ku janë konstatuar edhe parregullsi. Në Gostivar disa objekte private shëndetësore janë mbuluar me kontrolle. Nga 16 subjekte, në dy janë konstatuar parregullsi.

Menjëherë pas festës do të nisë pagesa e “TVSH-së ime”, siç informuan sot nga DAP, për të cilën janë siguruar rreth 10 milionë euro për tremujorin e parë. ls/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR