• e enjte, 05 dhjetor 2024

Në Shkup u shënua Dita e pavarësisë së Ukrainës

Në Shkup u shënua Dita e pavarësisë së Ukrainës

Shkup, 24 gusht 2024 (MIA) - Ambasada e Republikës së Ukrainës sot në një ceremoni pranë monumentit të Taras Shevçenko në qendër të Shkupit ka shënuar 24 Gushtin- Ditën e pavarësisë së këtij vendi.

Gjatë këtij rasti, fjalim mbajti ushtruesi i detyrës ambasador i Ukrainës në Shkup, Dmitro Kereçanin.

"Sot festojmë festën më të rëndësishme të Ukrainës dhe ukrainasve - Ditën e pavarësisë së Ukrainës. Duke iu falënderuar juve, sot nuk jemi vetëm, por festojmë së bashku me miqtë. Edhe vendi ynë sot nuk ka mbetur vetëm. Ukraina është e rrethuar dhe e mbështetur në luftën kundër agresorit rus nga dhjetëra vende në mbarë botën. Mes tyre është edhe Maqedonia e Veriut. Ne u jemi mirënjohës të gjithë partnerëve të Ukrainës, të gjithë pa përjashtim, për ndihmën që na mundëson të mbijetojmë këto kohë të vështira", tha Kereçanin.

Populli ukrainas, theksoi ai u detyrua në histronë e vet të luftojë vazhdimisht për liri dhe pavarësi dhe shekulli 21 nuk bën përjashtim nga kjo.

"Shekulli i njëzet nuk është përjashtim në këtë aspekt. Ukraina ende është duke luftuar për të drejtën e saj për të ekzistuar. Sot, lirinë dhe pavarësinë tonë ua kemi borxh heronjve tanë, shumë prej të cilëve vdiqën në fushën e betejës për shtetësinë e Ukrainës, për sigurinë dhe jetët tona", shtoi ai.

Ai ka uruar që kjo ditë të jetë e mbushur me krenari, ndjenjë bashkimi dhe patriotizmi.

"Le të përparojë vendi ynë dhe populli ynë të jetojë në paqe dhe harmoni. Le të mbushen zemrat tona me krenari për Ukrainën tonë, për gjuhën, kulturën dhe traditat tona, për mbrojtësit tanë. Le të na sjellë çdo ditë arritje të reja, zhvillim dhe momente të lumtura. Sot le të festojmë së bashku pavarësinë tonë, të bashkuar në një dashuri të vetme për atdheun tonë. E ardhmja jonë së bashku qoftë e ndritshme, prosperuese dhe plot gëzime. Të gjithëve u uroj fitore mbi armikun sa më shpejt të jetë e mundur, vendosjen e një paqeje të drejtë në Ukrainë dhe mirëqenie për çdo familje ukrainase", tha ushtruesi i detyrës ambasador i Ukrainës në Shkup, Dmitro Kereçanin.

foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR