Në Shkup sot fillon faza e katërt e dezinfektimit tokësor kundër mushkonjave
- Në rajonin e qytetit të Shkupit nga sot deri të premten në periudhën nga ora 22:00 deri në orën 03:00, do të realizohet faza e katërt e dezinfektimit tokësor kundër mushkonjave, informojnë nga Qyteti i Shkupit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:48, 14 gusht, 2023

Shkup, 14 gusht 2023 (MIA) - Në rajonin e qytetit të Shkupit nga sot deri të premten në periudhën nga ora 22:00 deri në orën 03:00, do të realizohet faza e katërt e dezinfektimit tokësor kundër mushkonjave, informojnë nga Qyteti i Shkupit.
Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinfektimin, do të spërkatet të nesërmen, kur kushtet atmosferike janë të favorshme, në të njëjtën kohë.
"Njoftohen bletarët që me kohë të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve", thekson Qyteti i Shkupit.
Foto: Arkivi i MIA-s