• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Shkup sanksionohen 327 shoferë, 79 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Në Shkup sanksionohen 327 shoferë, 79 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 2 nëntor 2023 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme në kuadër të kontrollimeve të përforcuara në trafik, në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 340 sanksione,  prej të cilave shtatëdhjetë e nëntë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, njëzet e nëntë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, tetë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe).

"Janë shqiptuar edhe katërmbëdhjetë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, njëzet e pesë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë, trembëdhjetë gjoba për automjete në gjendje jo të rregullt teknike dhe të paregjistruara…", informojnë nga MPB-ja

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR