Në Shkup sanksionohen 322 shoferë, 96 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar
- Gjithsej 322 sanksione, prej të cilave 96 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar janë shqiptuar në kontrollin e jeshëm në rajonin e Shkupit që e zbatoi Sektori për Punë të Brendshme Shkup. ,
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:49, 4 gusht, 2023
Shkup, 4 gusht 2023 (MIA) - Gjithsej 322 sanksione, prej të cilave 96 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar janë shqiptuar në kontrollin e jeshëm në rajonin e Shkupit që e zbatoi Sektori për Punë të Brendshme Shkup. ,
Siç informojnë nga MPB-ja, nëntë masa për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, 29 sanksione për kundërvajtje të cilat i kryejnë këmbësorët, ndërsa 28 sanksione për shoferët e motoçikletave. Janë shqiptuar edhe pesë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, katër gjoba për ngasjen e automjetit nën ndikimin alkoolit, pesë masa për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë,...
Nga MPB-ja paralajmërojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
Foto: Arkivi i MIA-s