• e martë, 24 dhjetor 2024

Në Shkup sanksionohen 189 shoferë, 52 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Në Shkup sanksionohen 189 shoferë, 52 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

 Shkup, 12 maj 2023 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup dje, në kuadër të kontrolleve në komunikacion, në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 189 sanksione,  prej të cilave 52  gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar,  11 sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë dhe 20 sanksione për kundërvajtjet e këmbësorëve.

 Janë shqiptuar edhe pesë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, katër sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)...

 "Kontrollimet e përforcuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", thekson MPB. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR