• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Shkup sanksionohen 156 shoferë, 24 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Në Shkup sanksionohen 156 shoferë, 24 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Shkup, 13 qershor 2023 (MIA) - Sektori i punëve të brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik dhe vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 156 sanksione, prej të cilave njëzet e katër gjoba gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, nëntë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, katër gjoba për kundërvajtje të shoferëve të motoçikletave.

MBP njofton se janë shqiptuar edhe pesëmbëdhjetë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, katër sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), nëntë sanskione për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, katër sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike...

"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", theksojnë nga MPB-ja. mb/  

QËNDRONI TË LIDHUR