• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Shkup samit ballkanik për ndikimin e inteligjencës artificiale në kohën moderne

Në Shkup samit ballkanik për ndikimin e inteligjencës artificiale në kohën moderne

Shkup, 12 tetor 2024 (MIA) -  Në Shkup sot është mbajtur samiti ballkanik "World Changers Balkan Summit" me temë ndikimi i inteligjencës artificiale në kohën moderne. Në samit morën pjesë ministrat e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe të Shëndetësisë, Izet Mexhiti dhe Arben Taravari, ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, si dhe diplomatë dhe profesorë nga universitetet.

 Gjatë samitit, Mexhiti theksoi se vizioni për përparimin e Maqedonisë së Veriut bazohet bazohet në një rrugë të qartë që siguron zhvillim të qëndrueshëm, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet arsimore, akademike dhe shkencore.

"Vendi ynë duhet të jetë një vend ku institucionet shtetërore dhe publike punojnë krah për krahu me fushën akademike sepse vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohemi që çdo vendim do të bazohet në fakte të vërtetuara dhe të verifikuara shkencërisht, të miratuara me ndihmën e njerëzve profesionistë që mendojnë dhe punojnë në bazë të standardeve objektive" tha Mexhiti.

Ai shtoi se koha jonë karakterizohet në njërën anë nga përparimi teknologjik tepër i shpejtë, dhe nga ana tjetër njëkohësisht edhe me krizat globale që kërkojnë përgjigje në kohë dhe adekuate.


 

 

Mexhiti sqaroi se pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për ndryshimet klimatike, sfidat energjetike, apo stërngarkimin e sistemeve shëndetësore, përgjigjet ndaj këtyre problemeve duhet të bazohen në shkencë.

Siç tha,  politikat e bazuara në shkencë na lejojnë të integrojmë nevojat e shtetit dhe t'i përshtatim ato me tendencat globale.

"Nuk mund të flasim për zhvillim të qëndrueshëm pa përmendur krizën energjetike që herë pas here trondit gjithë botën, përfshirë edhe vendin tonë. Duhet të lëvizim së bashku me ju, përfaqësues të komunitetit shkencor dhe akademik, drejt kërkimit dhe zbatimit të zgjidhjeve më moderne në Maqedoninë e Veriut. Investimi në burimet e rinovueshme, ruajtja e balancit energjetik, investimi në efikasitetin energjetik janë një sfidë për çdo vend që mendon seriozisht për të ardhmen e tij", tha Mexhiti. 

 Siç potencoi, Qeveria është duke punuar  në modele krahasuese evropiane që do të nënkupton projekte serioze për tejkalimin e hendekut ekologjik që ka Maqedonia e Veriut në krahasim me Bashkimin Evropian.

Foto: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor 

 

QËNDRONI TË LIDHUR