• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Shkup nesër do të mbahet konferencë kushtuar tranzicionit në burimet e ripërtëritshme të energjisë

Në Shkup nesër do të mbahet konferencë kushtuar tranzicionit në burimet e ripërtëritshme të energjisë

Shkup, 24 tetor 2023 (MIA) - Në Shkup nesër do të mbahet konferencë kushtuar tranzicionit në burime të ripërtëritshme të energjisë në organizim të Shoqatës së Maqedonisë për burime të ripërtëritshme të energjisë MARES.

"Ideja për asociacionin buron nga një iniciativë globale që ka filluar shumë kohë më parë, ndërsa ajo është kalimi i prodhuesve të energjisë elektrike nga fosile, përkatësisht ndotës, në jondotës. Ajo iniciativë çon në sigurimin dhe financimin e vetë tranzicionit, përkatësisht financimin e projekteve që do të kishin të bënin me burimet e ripërtëritshme të energjisë, theksoi kryetari i shoqatës, Sllobodan Popovski, në takimin e sotëm me mediat.

Sipas ekspertes së klimës dhe menaxhimit të investimeve në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Endrita Xaferaj, gjelbërimi i ekonomisë është një nga synimet strategjike të BERZH-it.

"Tranzicioni në energjinë e gjelbër është i rëndësishëm për të gjithë rajonin, por veçanërisht për Maqedoninë e Veriut, sepse këtu ka një ndryshim nga qymyri në burime të ripërtëritshme të energjisë", theksoi ajo.

"Xhaferaj theksoi se sektori privat ka një rol kyç në procesin e këtij tranzicioni dhe pikërisht për këtë po e mbështesin këtë sektor. ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR