• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Shkup mbahet ngjarje e OSBE_së kundër dhunës ndaj grave të reja dhe vajzave

Në Shkup mbahet ngjarje e OSBE_së kundër dhunës ndaj grave të reja dhe vajzave

Shkup, 24 nëntor 2024 (MIA) - Ngjarje e OSBE-së kundër dhunës ndaj grave të reja dhe vajzave mbahet pasdite në Shkup. Bëhet fjalë për ngjarje në kuadër të 16 ditëve aktivizëm kundër dhunës së bazuar gjinore.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska para të pranishmive theksoi se dhuna dhe shkolla nuk shkojnë bashkë. Ajo informoi se rreth 15 denoncime për dhunë kanë arritur në Ministri nga fillimi i vitit të ri shkollor.

"Çdo fëmijë ka të drejtë për jetë pa dhunë, obligon Konventa për të drejtat e fëmijës. Megjithatë, me më shumë dokumente tjera ndërkombëtare janë garantuar të drejtat e gruas për jetë, siguri personale, arsimim dhe dinjitet, në respekt për integritetin e saj fizik dhe moral. Edukimi ynë bazohet në këto postulate. Dhuna dhe shkolla nuk shkojnë bashkë. Si Ministri, ne jemi të përkushtuar të mbrojmë fëmijët dhe të rinjtë, të kultivojmë mjedis të sigurt dhe mbështetës, ku ata mund të rriten, të mësojnë dhe të avancohen", tha ministrja.

Janevska theksoi se sistemi i edukimit dhe arsimimit ka vendosur mekanizma për pengimin dhe ballafaqimin me dhunën, duke përfshirë edhe dhunë ndaj vajzave.

"Mekanizmi i parë është përmes rregullores, që tani është lëndë e rishikimit, me qëllim për të përforcuar disa segmente, duke përfshirë mbrojtjen nga të gjitha format e diskriminimit dhe dhunës. Shikuar sistematikisht, roli i mësimdhënësve është kyç në të gjitha aktivitetet që synojnë parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe dhuna. Pasi ai përmes procesit edukativo-arsimor e instalon te fëmijët dhe të rinjtë vetëdijen se askush nuk duhet të jetë viktimë e dhunës dhe nëse kjo ndodh, nuk duhet të heshtet. Arsimtarët i nënshtrohen trajnimeve të shumta për zhvillimin e tyre profesional, duke përfshirë edhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore. Shkalla e dytë është shërbimi profesional në shkollë dhe mund të përfshihet edhe shërbimi pedagogjik pranë Ministrisë", nënvizoi Janevska.

Ajo tha se si Ministri, i inkurajojnë të gjithë nxënësit dhe nxënëset të denoncojnë dhunë në çfarëdo forme dhe këtë ta bëjnë në adresën elektornike prijavinasilstvo@mon.gov.mk, drejtpërdrejtë në Shërbimin pedagogjik ose në Inspektoratin arsimot shtetëror. Rreth 15 denoncime të tilla kanë arritur në Ministri nga fillimi i vitit të ri shkollor dhe me të gjithat është vepruar në mënyrë adekuate.

Ndërkaq, presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova në fjalimi  e saj tha se duhet të potencojmë dhe të zbatojmë barazi. 

"Paqen duhet ta promovojmë. Kot janë të gjithë të drejtat e garantuara nëse jetojmë në kohëra të trazuara. Në kohëra të tilla paralizoheni. Nuk mund të mendoni. Të gjithë neve na duhet paqe. Të mos ndjehen të rrezikuara, pasi atëherë mund t'i shprehin cilësitë që i kanë", tha Siljanovska Davkova.

Vijoi debat, pas çka është paraparë nënshkrim i një deklarate. Video fjalim ka pasur edhe shefi i Misionit të OSBE-së, ambasadori Kilian Vall, i cili ishte i penguar të marrë pjesë në ngjarjen. E pranishme ishte edhe zëvendës shefja e Misionit të OSBE-së, Suzan Penksa, e cila moderoi një sesion. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR