• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Në Shkup javën e ardhshme Forum dyditor ekonomik i grave lidere

Në Shkup javën e ardhshme Forum dyditor ekonomik i grave lidere

Shkup, 24 shtator 2024 (MIA) - Mbi 250 gra lidere dhe afariste nga vendi, Portugalia, Mali i Zi, Kroacia, Serbia, Sllovenia, Austria, Kosova, Turqia, India dhe Egjipti do të marrin pjesë në "Forumin ekonomik të grave lidere - Women Economic Forum - Balkans 2024", ngjarje që do të mbahet të mërkurën dhe të enjten e ardhshme në Shkup në organizim të Shoqatës së grave menaxhere ELIT, Shkup dhe G100 Krahu për komunikim, përfaqësim dhe mediacion për Maqedoninë, nën franshizën globale të Women Economic Forum (WEF) dhe misionit G100 Milion.

Qëllimi i ngjarjes, siç u kumtua në takimin e sotëm mee gazetarë, është ndërlidhja e bizneseve nga të gjitha vendet e pranishme dhe përfaqësim më i madh i grave në të gjitha pjesët e jetës. Gjuhë pune e ngjarjes, ku do të ketë edhe video fjalime nga India dhe Egjipti, është gjuha angleze.

Makedonka Dimitrova, kryetare e këshillit organizues, theksoi se forumi do të ketë më shumë sesione të ndara brenda dy ditëve, ndërsa në hapje, siç paralajmëroi, fjalim do të ketë edhe presidentja, Gordana Siljanovska Davkova, përderisa në ditën e dytë në panel do të flasë edhe guvernatorja Anita Angellovska Bezhoska së bashku me guvernatoren e Malit të Zi.

Në ngjarjen nga e cila do të dalin konkludime, do të shihet se ku shihen gratë, si të ndërlidhen dhe si të sigurojnë qasje drejt financave.

Forumi ka bazë rotacioni, dhe selia ndryshon në çdo dy vite në vend të ndryshëm të Ballkanit Perëndimor. Para dy viteve u mbajt në Tiranë, ndërsa takimi ardhshëm në Shkup pritet të jetë për 10 vite. ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR