• e hënë, 08 korrik 2024

Në Shkup dezinsektim tokësor kundër mushkonjave

Në Shkup dezinsektim tokësor kundër mushkonjave

Shkup, 11 shtator 2023 (MIA) - Nga sot deri më 15 shtator  në territorin e qytetit të Shkupit do të kryhet dezinsektimi tokësor kundër  mushkonjave.

Spërkatja nga toka do të kryhet në periudhën nga ora 22 deri në orën 03 të ditës pasardhëse.

Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet ditën e parë pasardhëse, kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë.

Qyteti i Shkupit njofton bletarët të marrin në kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR