Në Shkup dezinsektim terestrik kundër mushkonjave, bletarët t'i mbrojnë bletët me kohë
- Qyteti i Shkupit kumtoi se prej 14 deri më 18 gusht (nga e hëna deri të premten) në periudhën prej orës 22:00 deri në orën 03:00 të ditës së ardhshme, do të realizohet faza e katërt e dezinsektimit terestrik në rajonin e Qytetit të Shkupit kundër formave të rritura të mushkonjave.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:03, 11 gusht, 2023

Shkup, 11 gusht 2023 (MIA) - Qyteti i Shkupit kumtoi se prej 14 deri më 18 gusht (nga e hëna deri të premten) në periudhën prej orës 22:00 deri në orën 03:00 të ditës së ardhshme, do të realizohet faza e katërt e dezinsektimit terestrik në rajonin e Qytetit të Shkupit kundër formave të rritura të mushkonjave.
Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet ditën tjetër të ardhshme, kur do të jenë të volitshme kushtet e motit, në terminet e njejta.
"Njoftohen bletarët që me kohë t'i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve", thekson Qyteti i Shkupit. ab/
Foto: МIA arkivi