• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Në Shkup arriti një grup i ri vullnetarësh nga Korpusi amerikan i paqes

Në Shkup arriti një grup i ri vullnetarësh nga Korpusi amerikan i paqes

Shkup, 24 shtator 2024 (MIA) - Tridhjetë e tetë amerikanë dje arritën në vend, të cilët do të shërbejnë si vullnetarë në Korpusin paqesor. Ata do të jenë vullnetarë në institucione dhe organizata të ndryshme mbarë vendin, ku do të ndajnë njohuritë dhe përvojën e tyre. Në vend do të qëndrojnë dy vjet.

Vullnetarët dje në aeroportin e Shkupit u pritën nga ana e drejtorit të Korpusit paqesor në vendin tonë, Dejvid Risajd, si dhe një pjesë të punonjësve.

"Korpusi paqesor mirëpret ardhjen e 38 amerikanëve në vend, të cilët përfaqësojnë grupin e 27-të vullnetarëve të Korpusit paqesor, që do të shërbejnë në Maqedoninë e Veriut. Këta 38 amerikanë do të shpërndahen të jetojnë dhe punojnë në komunitete të ndryshme në të gjithë vendin. Korpusi paqesor është falënderues për bashkëpunimin me Qeverinë dhe partnerët tanë, me të cilët kemi mundur të mbështesim gati 900 vullnetarë për të shërbyer këtu që nga viti 1996 e deri sot", theksoi drejtori i Korpusit paqesor, Dejvid Risajd.

Gjatë qëndrimit të tyre dyvjeçar, vullnetarët do të punojnë si mësues të gjuhës angleze në shkolla, si dhe në fushën e zhvillimit të komunitetit – në organizata joqeveritare dhe komuna.

"Korpusi paqesor ka bashkëpunim të shkëlqyer me partnerët lokalë dhe kombëtar dhe i zbaton programet në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale", thonë nga Korpusi paqesor.

Ky është grupi i 27-të i vullnetarëve që do të jetojnë dhe punojnë në qytete dhe fshatra anembanë Maqedonisë së Veriut. Gjatë tre muajve të parë, vullnetarët do të mësojnë gjuhët vendase dhe do të njohin kulturën e Maqedonisë. Ata do të fillojnë zyrtarisht shërbimin e tyre në vend në dhjetor. Korpusi paqesor filloi misionin në vend në vitin 1996 dhe deri tani vullnetarë kanë dalë mbi 800 amerikanë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR