• e martë, 24 dhjetor 2024

Në shkollën fillore komunale “Liria” në Jabollçisht të Epërm dhe të Poshtëm u ndanë mbi 900 pako me pajisje shkollore dhe veshmbathje

Në shkollën fillore komunale “Liria” në Jabollçisht të Epërm dhe të Poshtëm u ndanë mbi 900 pako me pajisje shkollore dhe veshmbathje

Çashkë, 1 shtator 2023 (MIA) - Drejtori i Agjencisë për menaxhim me pronën e konfiskuar, Driton Nebiu së bashku me drejtorin e Inspektoratit shtetëror arsimor Halit Ferati sot kanë vizituar nxënësit e shkollës fillore komunale “Liria” në fshatin Jabollçisht të Epërm dhe të Poshtëm në komunën e Çashkës dhe kanë shpërndarë mbi 900 pako me pajisje shkollore dhe veshmbathje.

Në deklaratën për MIA-n, drejtori i Agjencisë për menaxhim me pronë të konfiskuar, Driton Nebiu theksoi se sot është në mesin e nxënësve në këto fshatra malore të komunës së Çashkës për t'i uruar ditën e parë të shkollës dhe për t'u uruar vit të lumtur shkollor, t'ju shpërndajë pajisje shkollore dhe veshmbathje, sepse nxënësit – fëmijët tanë janë e ardhmja jonë.

"Me iniciativën tonë të Agjencisë për menaxhim me pronën e konfiskuar në vend se pajisjet shkollore dhe veshmbathjet e konfiskuara të përfundojnë në mbeturina ne kemi iniciuar që ato t'u ndahen fëmijëve tanë në të gjitha komunat e vendit. Deri tani Agjencia ka shpërndarë pajisje të tilla shkollore dhe veshmbathje në pesëmbëdhjetë komuna të vendit", ka thënë Nebiu.

Ai paralajmëroi se do të marrin pajisje shkollore dhe veshmbathje edhe në ditët dhe muajt në vijim dhe do t'i shpërndajnë edhe në komunat e tjera, pra shkollat e vendit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR