• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Shipkovicë të Tetovës kanë humbur jetën dy punëtorë ndërtimor

Në Shipkovicë të Tetovës kanë humbur jetën dy punëtorë ndërtimor

Tetovë, 14 korrik 2023 (MIA) - Dy punëtorë ndërtimor të moshës 50 dhe 63 vjeç kanë humbur jetën pasditen e sotme derisa punonin në Shipkovicë të Tetovës. Sipas informacioneve fillestare të SPB Tetovë, AA (63) ishte nga Sellca e Tetovës dhe Xh. C. (50) nga Republika e Shqipërisë.

"Sot në ora 15:45 në SPB Tetovë është raportuar se dy persona gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në fshatin Shipkovicë të Tetovës kanë pësuar lëndime të rënda nga të cilat kanë ndërruar jetë. Mjekët e Urgjencës kanë konstatuar vdekjen e tyre. Prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë janë duke zhvilluar hetime dhe duke i konstatuar të gjitha detajet lidhur me këtë rast", informon Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-së Tetovë.

Ai informon se në vendin e aksidentit janë të pranishëm edhe zjarrfikësit e Tetovës dhe përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Punës. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR