• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Serbi bisedime intensive për interkonjeksionin e gazit me Maqedoninë e Veriut

Në Serbi bisedime intensive për interkonjeksionin e gazit me Maqedoninë e Veriut

Shkup, 11 janar 2023 (MIA) - Ministrja e Minierave dhe Energjetikës së Serbisë, Dubravka Çedoviq, sot ka realizuar takim me drejtorin e përgjithshëm të NP "Serbiagas" Dushan Bajatoviq, ku është biseduar për interkonjeksionin e planifikuar të gazit me Maqedoninë e Veriut, si dhe për rrjedhën e ndërtimit të interkonjeksionit  të gazit Serbi-Bullgari.

Në kumtesën e Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës së Serbisë theksohet se në takim është biseduar  për fazat e ardhshme të projektit të interkonjeksionit të gazit ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ministri Çedoviq ka deklaruar se në periudhën paraprake janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm me qëllim që ndërtimi i interkonjeksionit të gazit me Bullgarinë të zhvillohet sipas dinamikës së planifikuar.

"Duke pasur parasysh se  interkonjeksioni Serbi-Bullgari është e një rëndësie strategjike për sigurinë energjetike të vendit tonë, sepse me ndërtimin e tij do ta diversifikojmë furnizimin me gaz, është e rëndësishme të respektohen kornizat dhe afatet e dhëna, në mënyrë që punimet të përfundojnë para fillimit të sezonit të ardhshëm të ngrohjes", theksoi Çedoviqi. ar/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR