Në seancën e sotme qeveritare kaloi dorëheqja e kryetarit Papazov
- Në seancën e sotme qeveritare ka kaluar dorëheqja e kryetarit të Koçanit, Lupço Papazov, i cili ka dhënë dorëheqje pas zjarrit në diskotekën "Puls", në të cilin kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa rreth 200 janë lënduar. Informacionin për MIA-n e kanë konfirmuar nga Qeveria.
- Post By Melahat Baftija
- 17:17, 1 prill, 2025

Shkup, 1 prill 2025 2025 (MIA) - Në seancën e sotme qeveritare ka kaluar dorëheqja e kryetarit të Koçanit, Lupço Papazov, i cili ka dhënë dorëheqje pas zjarrit në diskotekën "Puls", në të cilin kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa rreth 200 janë lënduar. Informacionin për MIA-n e kanë konfirmuar nga Qeveria.
Papazov së bashku me dy ish-kryetarë të Koçanit është arrestuar dhe i është caktuar masë arresti, ndërsa dy kryetarët e tjerë janë në burg shtëpiak, pasi që janë pranuar ankesat e tyre për masën të caktuar të paburgimit.
Pasi që vendimi do të shpallet në "Gazetën zyrtare", Këshilli i komunës do të duhet të emërojë u.d. kryetar të Koçanit. mb/