Në Sarajevë takim Shmit - Varheji
- Përfaqësuesi i lartë i BeH-së, Kristian Shmit në Sarajevë është takuar me komisarin evropian për zgjerim, Oliver Varheji, kumtoi Zyra e përfaqësuesit të lartë (OHR).
- Post By Fami Bajrami
- 15:45, 4 qershor, 2024

Sarajevë, 4 qershor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BeH-së, Kristian Shmit në Sarajevë është takuar me komisarin evropian për zgjerim, Oliver Varheji, kumtoi Zyra e përfaqësuesit të lartë (OHR).
"Diskutim i shkëlqyer me eurokomisarin Varheji për ngjarjet politike dhe perspektivat për integrimin të BeH-së në BE", thuhet në kumtesë.
Përfaqësuesi i lartë theksoi nevojën për fokus më të fuqishëm në të ardhmen dhe reformat të cilat do të harmonizojnë BeH me standartet e BE-së.
"Debatet politike dhe retorika për ndarje askujt nuk i sjellin asgjë", konkludoi Shmit. rq/bsh/
Foto: "X"