• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Rusi përmbyten më shumë se 10.400 shtëpi

Në Rusi përmbyten më shumë se 10.400 shtëpi

Moskë, 8 prill 2024 (MIA) - Më shumë se 10.400 shtëpi në Rusi janë përmbytur, bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve.

Siç theksohet, situata është më serioze në rajonin e maleve Ural.

Niveli i lumit Ural i cili buron nga malet Ural dhe derdhet në Detin Kaspik të premten vetëm për pak orë u rrit  për shkak të shkrirjes së borës duke shkaktuar çarje të digës në qytetin Orsk, 1.800 kilometra në lindje të Moskës.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR