• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në rrjedhë janë aktivitetet për evakuimin e familjes tetëanëtarëshe, shtetas të Maqedonisë së Veriut nga Sudani

Në rrjedhë janë aktivitetet për evakuimin e familjes tetëanëtarëshe, shtetas të Maqedonisë së Veriut nga Sudani

Shkup, 1 maj 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se pas informatës për një familje tetëanëtarëshe, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila ndodhet në zonat e rrezikuara të Sudanit, përmes Ambasadës sonë në Kajro, menjëherë hyri në kontakt dhe mori konfirmimin se të gjithë anëtarët e saj janë në gjendje të mirë shëndetësore.

"Nëpërmjet rrjetit diplomatik në rajon, Ministria është në komunikim të vazhdueshëm me kolegë nga vendet mike, Ambasadat e të cilëve janë ende aktive në territorin e Sudanit. Ju informojmë se po zhvillohen aktivitete për të siguruar evakuimin e menjëhershëm të familjes dhe transferimin në një vend të sigurt nga ku më pas edhe transferimin për në vendin tonë", ceket në kumtesën e MPJ-së.

Njëherit, nga MPJ informojnë se katër shtetasit tanë të cilët më parë u larguan nga Sudani për në Arabinë Saudite, ndodhen në vend të sigurtë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do të kthehen në vend.

Nga Ministria me atë rast sërish bëjnë thirrje nëse ka shtetas tanë të cilët ndodhen në territorin e Sudanit, ta kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kajro (në telefonin +201033615542 dhe е-mailin cairo@mfa.gov.mk, Ambasadën Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi (në nrumin e telefonit në vijim +971 56 441 7532 dhe е-mail adresën abudabi@mfa.gov.mk, si dhe MPJ në SOS telefonin + 389 75 273 732 dhe e-mail adresën globalsos@mfa.gov.mk. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR