• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në rrjedhë është procedura për marrëvehsje për dënim efektiv me burg për gjykatësin suprem Naqe Georgiev

Në rrjedhë është procedura për marrëvehsje për dënim efektiv me burg për gjykatësin suprem Naqe Georgiev

Shkup, 15 gusht 2024 (MIA) - Prokuoria e lartë themelore për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit mori propozim për marrëvehsje të nënshkruar nga gjykatësi suprem Naqe Georgiev, i cili u kap me ryshfet prej 10 000 eurove, me të cilën dakordohet për burg efektiv.

Lartësinë e dënimit me burg do ta caktojë Gjykata e cila fillimisht do ta vlerësojë marrëveshjen e arritur, e më pas do të sjellë vendim për gjatësinë e mbajtjes së burgut që duhet ta kalojë ish-gjykatësi suprem.

Propozim-Marrëveshja me të gjitha dëshmitë e mbledhura i është parashtruar gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore penale Shkup e cila duhet të caktojë seancë për vlerësim të lëndës - marrëveshje dhe nëse e njejta vlerësohet si e pranueshme, gjykata kompetente do të sjellë vendim i cili bazohet mbi propozim-marrëveshjen.

"Procedura hetimore kundër dy personave kishte filluar më 20 maj të këtij viti kur gjykatësi suprem ishte kapur në flagrancë në kryerjen e veprës penale  (https://jorm.gov.mk/istraga-protiv-dve-licza-za-primane-nagradata-za-protivzakonito-vlijanie/). Duke pasur parasysh faktin se me veprimet e N.G. janë përmbushur përmbushur elementet ligjore të formës së kualifikuar të veprës penale nga neni 359 nga paragrafi 7, për të cilën kanoset dënimi me burg prej 1 deri 10 vite, pas nismës së parashtruar për marrëvehsje dhe nga i dyshuari N.G., në rrjedhë është procedura për arritje të propozim marrëveshjes me të cilën do të konfirmohej dënimi efektiv me burg, ndërsa për epilogun opinioni do të njoftohet me kohë", kumtuan dje nga Prokuroria.

Propozim marrëveshja, siç sqarojnë nga Prokuroria, si institut i cili prëdoret gjatë ekzistimit të pranimit të fajit, e madje rregullat e procedurës janë thjeshtësuar, nuk nxirren dëshmi lidhur me gjendjen faktike dhe procedura është e thjeshtë, e shpejtë dhe efiksae sepse Gjykata duhet vetëm ta shqiptojë sanksionin. Një prej shkaqeve për pranim tl marrëveshjes për sanksionin penal është insistimi të shkurtohet kohëzgjatja e procedurës penale në rastet kur gjendja faktike është e pakontestueshme për të dyja palët, kur Prokuroria disponon me mjaft dëshmi lidhur me ngjarjen penale-juridike, me ç'rast edhe pa kryerje të dëshmive të mbledhura gjykatësi do të mund të sjellë aktvendim të bazuar, të ligjshëm dhe të drejtë.

Dje edhe anëtari i Këshillit të prokurorëve publik, Ixhet Memeti e ka praniar fajin dhe është marrë vesh me Prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për dënim të kushtëzuar me burg prej një viti dhe ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtari apo detyrë e personit zyrtar në periudhë prej tre viteve për veprën penale "marrje e shprëblimit për ndikim të kundërligjshëm", informuan nga Prokuroria themelore publike të RMV-së.

Memeti paraprakisht, siç kumtuan nga PPRMV-së, parashtroi dorëheqje të parevokueshme si anëtar i Këshillit të prokurorëve publik, të cilën ia parashtroi Kuvendit të RMV-së.

Propozim-Marrëvehsja me të gjitha dëshmitë e mbledhura i është parashtruar gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore penale Shkup i cili duhet të caktojë seancë prë vlerësim të propozim - marrëveshjes dhe nëse e njejta vlerësohet si e pranueshme, gjykata kompetenmte do të sjellë vendim i cili bazohet në propozim-marrëveshjen. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR