Në rrjedhë është paraqitja për subvencionim të shujtës studentore për vitin 2024/2025
- Ministria e Arsimit dhe Shkencës përkujton se prej 1 deri më 5 dhjetor 2024 është i hapur afati për paraqitje të së drejtës së shujtës së subvencionuar studentore për vitin akademik 2024/2025.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:11, 2 dhjetor, 2024
Shkup, 2 dhejtor 2024 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës përkujton se prej 1 deri më 5 dhjetor 2024 është i hapur afati për paraqitje të së drejtës së shujtës së subvencionuar studentore për vitin akademik 2024/2025.
Të gjithë studentët të cilët i përmbushin kushtet, ndërkaq nuk kanë aplikuar deri më tani, mund të parashtrojnë aplikacion në mëynrë elektronike përmes portalit: https://e-uslugi.mon,gov.mk.
Në kumtesën e MASH-it janë të kapshme informatat për kushtet dhe kriteret për realizim të së drejtës, ndërsa për informata të tjera studentët mund ta kontaktojnë MASH-in përmes e-postës në subvencioniran.obrok@mon.gov.mk ose ta vizitojnë zyren në katin përdhesë në ndërtesën e Ministrisë.
MASH thekson se të gjithë studentëve të cilëve paraprakisht u është ndërprerë e drejta, ndërkaq konsiderojnë se i përmbushin kushtet, mund të aplikojnë sërish. Ky afat, gjithashtu është i hapur për studentë të cilët nuk kanë aplikuar në afatet e kaluara aktive. ab/
MASH arkivi